Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet partia shqiptare me rejting më të lartë në të gjitha anketat e ndryshme që janë bërë deri tani.Përvec partisë më të madhe shqiptare, fituese e të gjitha cikleve të zgjedhjeve deri tani për 18 vjet tek shqiptarët është edhe lideri Ali Ahmeti si më i votuari tek shqiptarët.
Ne emisionin Top Tema në Telma gjatë një anketimi në pyetjen se në cilin politikan keni më shumë besim me 7.4 për qind del më i votuar Ali Ahmeti. Politikanët tjerë shqiptarë nuk janë askund në këtë anketë.
Tek maqedonasit përfshirë figurat e politikanëve që drejtojnë partitë, kreun e shtetit dhe kryeministrin aktual të qeverisë teknike rezultatet tregojnë se Zoran Zaev ka 18.8 për qind. Lideri i partisë opozitare të VMRO-së Kristijan Mickovski ka rejting prej 15 për qind, Stevo Pendarovski 3.8 për qind ndërsa Oliver Spasovski vetëm 1.8 për qind. Tetë përqind e të anketuarve thanë se kishin besim te një politikan tjetër, dhe rreth 36.1 përqind nuk kishin besim te asnjë politikan në vend.
Kreu i partisë shqiptare Ali Ahmeti në të gjitha anketat e deritanishme vazhdon bindshëm të jetë politikani shqiptar më i votuar në Maqedoninë e Veriut.