Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA.
Me rastin e 21-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, Kurti tha se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan.
“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe SHBA e dëshmuan edhe pas 11 shtatorit se janë komb i njerëzve të lirë dhe të barabartë dhe se nuk bëjnë kompromis me vlerat e tyre”, u shpreh ai.