Nuk ka njeri më meritor për këtë çmim, theksoi Presidenti i Parlamentit Evropian.
Populli i Ukrainës është fituesi i Çmimit Saharov të këtij viti, i cili u jepet nga Parlamenti Evropian atyre që kanë mbrojtur lirinë e mendimit dhe të drejtat e njeriut.
“Ata ngrihen për atë që besojnë. Ata luftojnë për vlerat tona. Ata mbrojnë demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. Ata rrezikojnë jetën e tyre për ne,” tha presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Mezzola duke shpallur fituesin, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.