Kur bota është e karantinuar si pasojë e virusit Covid19, liderët perëndimorë janë të dyzuar në rast se kjo duhet të sjellë dënimin e vendit të origjinës së virusit – Kinë – ose thjesht duhet të bashkëpunohet për të luftuar sëbashku virusin, informon foldrejt.com.
Një prej liderëve që shfaqet tepër kritik ndaj Kinës është edhe lideri i popullistëve britanikë Nigel Farage, i cili, ngjashëm si Donald Trump e fajëson Kinën, që duhet edhe të dëmshpërblejë për dëmet trilionë dollarë që jane shfaqur si pasojë e karantinimit.
“S’ka festa të fundvitit, faleminderit Kinë,” ka shkruar Farage, përcjell foldrejt.com.
Edhe më parë Farage ka kërkuar që të luftohet ekspansioni dhe ndikimi kinez nëpër botë, duke qenë ndër zërat më kritikë të Kinës./Foldrejt.com