Popullsia e Japonisë është në rënie për të 12-in vit radhazi dhe në vitin 2022ra për 556,000 banorë në krahasim me një vit më parë, sipas statistikave të fundit zyrtare.
Që nga 1 tetori, popullsia, përfshirë shtetasit e huaj, ishte 124,947,000, ndërsa numri i shtetasve japonezë ra me 750,000 në 122,031,000, rënia më e madhe që nga viti 1950, sipas të dhënave të disponueshme, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton Fol Drejt.