Prodhuesit e makinave sportive luksoze Ferrari dhe Porsche po kërkojnë të përjashtohen nga vendimi i BE-së për të ndaluar shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2035, raporton Bloomberg.
Për këtë u ra dakord nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare dhe së fundmi Parlamenti Evropian votoi për vendimin për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, përcjell Fol Drejt.
Mbetet që Këshilli i Bashkimit Evropian, pra liderët e shteteve anëtare ta konfirmojnë atë, gjë që, siç u la të kuptohet në Bruksel, mund të ndodhë që në mars./FolDrejt/