Presidenti i Turkmenistan-it, Gurbanguly Berdymukhamedov deklaroi një ditë më parë se ka urdhëruar shuarjen e “Portës së Ferrit”, gropë gazi që digjet për dekada në një krater të madh shkretëtire, e gjitha për arsye mjedisore dhe shëndetësore
Vendi, i quajtur gjithashtu “Door to Hell”, ndodhet në mes të shkretëtirës rreth 160 milje në veri të kryeqytetit Ashgabat, dhe është bërë një atraksion për vizitorët e paktë. Vrima, me një diametër prej 69 metrash dhe një thellësi rreth 30 metrash, u formua në vitin 1971 pas dështimit të një operaconi shpimi për nxjerrjen e gazit në kohën e Bashkimit Sovjetik. Gjeologët thuhet se i vunë zjarrin vendit për të parandaluar përhapjen e gazit.
Presidenti i vendit tani dëshiron që zjarri të shuhet për shkak të efekteve të tij negative në mjedis dhe shëndetin e banorëve vendas. Por ai ka edhe një motiv tjetër: paratë. Shuarja e flakëve do të frenonte humbjen e eksporteve të mundshme të gazit, ndaj dhe u ka kërkuar ekspertëve që të gjejnë një zgjidhje.