Portali satirik amerikan theonion.com ka bërë një artikull në fillim të vitit 2019, se CIA i ka kërkuar falje postmortum dhe e ka dëmshpërblyer familjen e ish liderit të Al Kaedas, Bin Lladen, njëherësh i akuzuar për sulmet terroriste të 11 Shtatorit.
“Agjencia Qendrore e Intelegjencës (CIA) kërkon apologji të sinqertë ndaj familjes së bin Laden,” pasi, “organizata jonë veproi pa dije të plotë, duke marrë kështu jetën e një burri,” citohet të ketë thënë Gina Haspel. Disa portale tjera amerikane e kanë quajtur lajmin Fake News.
Sipas po këtij portali satirik me qendër në Çikago, CIA ka akorduar edhe 18 milion dollarë dëmshpërblim kundrejt të afërmve të Bin Laden.