Lionel Messi ka bërë të ditur se do të vazhdojë karrierën te Interi nga Miami.
Argjentinasi zgjodhi MLS dhe një nga skuadrat më të këqija të kampionatit, që ka ende probleme.
Portieri i Inter Miamit, Nick Marsman i përshkroi ata: “Unë nuk mendoj se ky klub është gati për ardhjen e Messit”. Arsyeja e kësaj deklarate të tij është stadiumi në nivel jo të mirë që ka Inter Miami. Njerëzit mund të ecin në fushë dhe nuk ka gardh. Ne vijmë në stadium pa siguri. Nuk mendoj se jemi gati, por shpresoj që Messi të vijë”, tha ai, transmeton Fol Drejt.