Portieri i klubit të futbollit Paris Saint-Germain, Sergio Rico, është dërguar me urgjencë në spital pasi pati një aksident me kalërim në Andaluzi, njoftoi sot klubi francez.
“Rico është në gjendje të rëndë”, ka njoftuar Paris Saint-Germain, por nuk ka dhënë detaje për aksidentin.
Në deklaratën e PSG-së thuhet se klubi është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e portierit spanjoll./FolDrejt/