Portieri i Sevillas, Marko Dimitroviç, u sulmua nga një tifoz vendas në fund të ndeshjes së djeshme të fazës eliminatore të Europa League kundër PSV-së.
PSV e fitoi ndeshjen 2:0, por u eliminua pasi spanjollët e fituan ndeshjen e parë në shtëpi 3:0. Në fund të lojës, një tifoz vrapoi në fushë, goditi Dimitroviqin, por portieri serb reagoi dhe e mbajti atë deri sa mbërritën sigurimi.
Tifozi qëndroi përballë Dimitroviqit, i tha diçka dhe më pas e goditi me grusht. Portieri është kundërpërgjigjur duke e kapur dhe rrëzuar përtokë, pas së cilës i kanë ardhur në ndihmë lojtarët e tjerë dhe pjesëtarët e shërbimit të rregullt. Dimitroviç shpëtoi pa lëndime të rënda, ndërsa pas ndeshjes ai shfaqi plagë në qafë.
Le gardien de Séville Marko Dmitrovic maîtrise un supporter venu sur le terrain pour s'en prendre à lui lors du match contre le PSV Eindhoven en Ligue Europa le 23 février 2023pic.twitter.com/3bNd1Ktkdh
— UN TRUC DE FOOT (@untrucdefoot) February 23, 2023
“Ai erdhi dhe më goditi nga pas. Mendoj se ishte i zemëruar për shkak të rezultatit dhe tashmë ishte pak i çmendur. Ai u përpoq të më godiste, por unë arrita ta kapja dhe të prisja që të vinte siguria. Nuk është kurrë mirë të shohësh gjëra si kjo në futboll. Nuk është dashur të ndodhë dhe tani e tutje shpresoj që gjëra të tilla do të dënohen”, tha Dmitroviq. /FolDrejt/
🗣️ Dmitrovic explica lo sucedido con un espontáneo durante el partido ante el PSV
😳 "Me rozó un poco la nariz… y la verdad es que tenía ganas de pegarle, pero no es bonito"
📺 @MovistarFutbol pic.twitter.com/nZtZPvfyNv
— Sportyou (@SportYou) February 23, 2023