Portieri shqiptar Thomas Strakosha do t’i bashkohet klubit të Premier Ligës, Brentford.
27-vjeçari do të largohet nga Lazio, pas 10 vjetësh të kaluara në kryeqytetin e Italisë.
Ai ishte përfolur për një kalim te Manchester Unitedi, mirëpo duket se Brentfordi është destinacion më i volitshëm për të.
Strakosha do të kalojë si transfer i lirë te klubi anglez, pasi tashmë i ka përfunduar kontrata me Lazion.