Një ndër mediat më të mëdha austriake, Der Standard, ka publikuar një artikull ku portretizon serbin Dragan Markovic – i cili mori një medalja të artë nga kryetari i Vjenës.
“Ai është konceptuar si maço, ku gjatë ceremonive martesore inskenon vëmendjen e publikut ndaj tij, ku gratë i lejon që të luftojnë karate kundër tij. Markovic – i njohur ndryshe edhe si Palma – është mishërimi ballkanik i një “biznesmeni” dhe një përfaqësuesi vital të vulgaritetit turbofolk. Ai është me ndikim, sepse është i pasur. 58 vjeçari merret me transportimin e mallrave dhe udhëheq një media Palma Plus,” përcjell foldrejt.com, artikullin e medias gjermane.
Markovic edhe pse shquhet shpesh për fjalorin skeptik ndaj BE-së, ai fluturon shpesh drejt Vjenës, ku mëson për administrimin e qytetit. Ai ka udhëhequr me qytetin serb të Jagodinës, ku ka ndërtuar një park, një muze, një kopsht zoologjik dhe një stadium. Përveç kësaj qytetin i Jagodinës ka mbështetur fëmijët, që të mund të kryejnë pushime si dhe u ka paguar çifteve të reja pushime për muajin e mjaltit. Gjithashtu edhe pensionistët janë ndihmuar nga sigurimi shëndetësor dhe të rinjtë fitojnë bursa, përcjell foldrejt.com.
Pasqyrë Donald Trump-in
Ai veten e paraqet si “biznesmen në politikë” dhe shpreh simpati për presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë zgjedhjeve amerikane loboi te serbo-amerikanët që të votojnë për Trump.
Një moral i dyshimtë, pasi partinë e tij “Serbia e Bashkuar” e krijoi me Zeljko Raznatovic – i quajtur Arkan – i cili shkatërroi gjithë fshatrat në Bosnjën lindore dhe vriste personat që kishin emra mulsimanë./Foldrejt.com
Në fund media austriake thekson se Markovic mbetet një pragmatist, që di të dalë edhe kundër Europës, kur shumica e banorëve serbë nuk e mbështesin një ligj./Foldrejt.com