Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Lisbonës për të protestuar për të drejtat e kafshëve dhe për t’i dërguar një mesazh Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë se keqtrajtimi i kafshëve duhet të konsiderohet krim.
“Kohët po ndryshojnë dhe drejtësia duhet t’i përgjigjet ndryshimeve”, tha protestuesja Sandra Almeida, pronare e pesë qenve strehues, e cila udhëtoi 250 kilometra për të marrë pjesë në protestë, përcjell Fol Drejt.
Protesta u organizua nga Shoqata e Shpëtimit të Kafshëve (IRA), raporton Reuters./FolDrejt/