Portugalia dhe Korea Jugore kanë arritur të kualifikohen në Top-16. Pas zhvillimit të rrethit të tretë dhe përfundimtar në Grupin H në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Portugalia e Korea Jugore kanë përfunduar në dy vendet e para, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Korea Jugore e mundi Portugalinë me rezultat 2-1 dhe e siguroi kualifikimin nga vendi i dytë. Në takimin tjetër të Grupit H, Uruguaji e ka fituar përballjen me rezultat 2-0 kundër Ganës, mirëpo pavarësisht që ka katër pikë aq sa ka edhe Korea Jugore, nuk ka arritur të kualifikohet ngase ka goldiferencë më të dobët se Korea Jugore.
Pas përfundimit të rrethit të tretu në Grupin H, Portugalia ka përfunduar e para me 6 pikë, ndërsa Korea Jugore është renditur e dyta me katër pikë. Uruguaji është radhitur i treti gjithashtu me katër pikë, kurse Gana është listuar e katërta me tri pikë./FolDrejt/