Portugalia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të COVID-19 me dy javë të tjera, deri më 16 mars.
Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa e kërkoi zgjatjen pas diskutimit me qeverinë.
Zgjatja vjen pavarësisht një përmirësimi të dukshëm në numrin e rasteve gjatë javëve të fundit.
“Sidoqoftë, koha për lehtësim nuk ka ardhur ende”, theksoi ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita përpara votimit.
Një shtetrrethim i rreptë dhe kufizime të tjera zbatohen nën gjendjen aktuale të jashtëzakonshme, niveli i dytë më i lartë i mundshëm.
Këto masa duket se ndihmojnë, pasi shifrat kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në katër javët e fundit.