Shërbimi i dërgesave postare në Mbretërinë e Bashkuar, The Royal Mail, planifikon të përdorë dronë për t’u dërguar letrat dhe pakot e njerëzve.
Posta ajrore në Angli që deri tani punonte me aeroplanë, po planifikon të krijojë 50 rrugë të reja në zonat e izoluara ishullore në vend.
Kompania pret të përdorë deri në 200 automjete ajrore pa ekuipazh gjatë tre viteve të ardhshme.
“Ata nuk kanë nevojë të mbajnë një pilot në bord. E përfitimet janë se djegin më pak karburant se një avion konvencional.” deklaron Chris Paxton, Shefi i dronëve në Royal Mail.
Dronët mund të zvogëlojnë edhe emetimet e gazit me të paktën 30 për qind, por edhe e shkurtojnë kohën e dërgimit.
“Dërgimet postare dhe të mallrave kanë qenë në mëshirën e motit në të kaluarën. Mund të zgjaste deri në një javë ose më shumë për të marrë dërgesat. Droni ka potencialin për t’i shpejtuar gjërat.” thotë Amanda Martin, një banore e Ishujve të Scilly.
Këta dronë vlerësohet se mund të transportojnë deri në 100 kilogramë për dy fluturime ditore.
Për miratimin e këtij projekti fjalën do ta thotë Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar.