Pas masave të fundit qeveritare, nga sot Posta e Kosovës ka vënë në funksion shtesë edhe 7 (shtatë) zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet/regjionet më të mëdha me orar: 08:00 – 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
Shih adresat më poshtë:
Në Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”,
Në Prizren, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,
Në Mitrovicë, Zyra Postare në Rr. “Afrim Zhitia”,
Në Pejë, Zyra Postare në Rr. “Mbretëresha Teutë”,
Në Gjakovë, Zyra Postare në Rr. “UÇK”,
Në Gjilan, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,
Në Ferizaj, Zyra Postare në Rr. “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
Sikurse deri më tani, Posta e Kosovës mbetet pranë qytetarëve duke iu ofruar të gjitha shërbimet dhe produktet, pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, ne do t’ju përshtatemi lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve.