Gjatë ditës së djeshme, në Vushtrri Policia e Kosovës e ka sekuestruar një armë.
Personi i cili e posedonte armën, e kishte ekspozuar atë në rrjetet sociale, kupton Fol Drejt.
Në raportin e policisë thuhet:
Në raportin e policisë thuhet:
“Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar foto me armë në dorë. Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme hetuesit policor në Vushtrri, me datë 10 shkurt 2022, kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë e gjatë.
Për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari L. H., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.”/FolDrejt/