Fulham ka fituar 2:1 ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 7-të të Premierligës. Ndeshja u shënua me përjashtimin e Feliksit.
Trajneri i Chelseat thotë se ishte e kuqja që ndryshoi gjithçka.
“E kontrolluam lojën që në fillim, kthenim topat që humbëm, patëm disa raste, por gabuam në pasimet e fundit. Kemi bërë gabime me golat e tyre. Loja u ndryshua nga kartoni i kuq”, tha trajneri i Chelseat, Graham Potter pas ndeshjes .
Ai më tej iu referua Joao Felix që u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij. Ai arriti në huazim nga Atletico Madrid për 10 milionë euro.
“Nuk kishte asnjë qëllim të keq në fillimin e tij, por e kuptoj pse u përjashtua. Për ne është një goditje e re në serinë e goditjeve që po marrim. Ai ishte i mirë derisa u përjashtua, ju mund të shihni cilësinë e tij, kështu që kjo është veçanërisht zhgënjyese. Duhet të vazhdojmë të punojmë, zgjidhje tjetër nuk ka. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të përpiqemi të marrim tre pikë”, tha Potter, transmeton Fol Drejt.