Sipas The Express, menaxheri i Chelseat, Graham Potter nuk dëshiron që klubi të nënshkruajë me yllin e larguar të Manchester United, Cristiano Ronaldo në janar.
Potter nuk e sheh Ronaldon si një shtesë që i përshtatet taktikave dhe vizionit të tij për Chelsean, dhe për këtë arsye nuk do të donte që Blutë ta nënshkruanin atë.
Pronari i Chelseat, Todd Boehly thuhet se donte të nënshkruante me Ronaldon gjatë verës, megjithatë, ish-menaxheri Thomas Tuchel përkrahu pikëpamje të ngjashme me ato të Potter./FolDrejt/