Graham Potter konfirmon se bordi i Chelsea ende po e mbështet atë pavarësisht mungesës së rezultateve të fundit, sipas Fabrizio Romanos, përcjell Fol Drejt.
“Kam folur me pronarët dhe është njësoj siç ka qenë gjithmonë, ka qenë gjithmonë mbështetje prej tyre. Kam katër muaj që jam nën presion këtu. Ata shohin se ku jemi, por në të njëjtën kohë janë të frustruar për shkak të rezultateve”, citohet të ketë thënë Potter.
Ai ka shtuar se tifozët me të drejtë janë kaq të mërzitur, rezultatet duhet t’i bindin ata – asgjë që ai do të thotë nuk do t’i bindë ata.
“Probleme? Duke folur me disa nga djemtë me përvojë, ata thanë se ishte para-sezoni më i keq që kanë pasur. Turneu nuk funksionoi aq mirë sa do të donim”, tha në fund Potter. /FolDrejt/