Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj ish-deputetes së PDK-së, Safete Hadergjonaj, përcjell KosovaPost.
Kjo kacafytje po ndodhë pas deklaratës së Pozharit i cili e kritikoi Nasim Haradinajn që qau në Hagë.
“Nasim Haradinaj qau në Hagë, këtu i thejke tavolinat”, ishte kjo deklarata që shfaqi mjaft shumë reagime në Kosovë, sidomos tek ata të PDK-së dhe organizatat e dala nga lufta.Pozhari në reagimin e tij ndaj Hadergjonajt thotë se, ajo ishte deputete e PDK-së që e ka votu Gjykatën Speciale.
Në këtë reagim ai shkruan se po derdh lot krokodili derisa ishte edhe vet Nasim Haradinaj që ka thënë se ata që e kanë votuar duhet të turpërohen.
Reagimi i plotë:
Ti “nuk e din” kush është Xhevdet Pozhari, por unë e di se ti ke qenë deputete e PDK-së që e ke votu Gjykatën Speciale.
Ti po më flet për turp?! Ti sot po derdh lot krokodili? Edhe Nasimi vet ju ka thanë se krejt që e keni votuar duhet të turpëroheni.
Qe çka të bon politika e poshtër, e gjuajnë gurin për me e fsheh dorën. E, krejt e kemi pa se ju keni vënë nënshkrim me e gjyku UÇK-në. Ia keni vnu njollën vetes për tan jetën.
Tash, vendosni vet: A jam fajtor unë që i thashë Nasimit: Mbahu se kalon edhe kjo apo ju që e keni çu atje?