“Baku nuk është i vetëm në këtë situatë, Turqia është në anën e saj” sqaroi ministri i Jashtëm turk në lidhje me shpërthimin në kufirin Azerbajxhan-Armeni.
Mevlut Çavusoglu ka mbajtur qëndrim në favor të Azerbajxhanit , me rastin e shpërthimit në kufirin me Armeninë, duke theksuar se “Baku nuk është i vetëm në këtë situatë, Turqia është në anën e saj”, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Mbrëmë është bërë një provokim dhe Azerbajxhani iu përgjigj. Në fakt, Jerevani duhet të dëshirojë paqe dhe duhet të përcaktohen kufijtë. Fokusi duhet të jetë në atë. Gjatë tërheqjes së trupave, ata (pala armene) vunë mina kudo në Karabak ”, tha Çavusoglu.
Sipas ministrit të Jashtëm turk, për të arritur stabilitet dhe paqe të plotë në rajon, duhet të zgjidhen problemet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Ne luajmë një rol të rëndësishëm në këtë çështje, ne jemi gjithmonë pranë Azerbajxhanit, Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm, ” tha Çavusoglu.
Kujtohet se armiqësitë shpërthyen në kufirin armeno-azerbajxhan të martën mbrëma , ku të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për përshkallëzimin. Jerevani tha se ushtria e Azerbajxhanit bombardoi territorin armen duke përdorur artileri dhe dronë. Baku, nga ana e saj, theksoi se ushtria armene qëlloi në pozicionet e trupave të Azerbajxhanit në kufi dhe pasuan përleshje. Ministria e jashtme e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë se po përpiqet të prishë procesin e paqes. Të dyja palët raportuan për viktima mes personelit të tyre ushtarak./FolDrejt/