Kjo pozitë pengon krijimin e rrafshët të pjesës së pasme të kokës dhe përgatit beben për kthesa, siç janë rrotullimi dhe zvarritja.
Koha të cilën bebja e kalon në këtë pozitë i ndihmon asaj të forcojë muskujt e qafës, kokës dhe supeve, mirëpo zhvillon edhe shkathtësitë motorike. Gjithashtu asaj i lehtësohen problemet e tretjes, mirëpo edhe i ekspozohet ambientit tjetër.
Kur bebja duhet të fillohet të vendoset në bark?
Edhe pse nuk ekziston kohë e caktuar saktësisht kur bebja duhet të fillojë ta kalojë kohën në pozitën në bark, Shoqata Amerikane e Pediatërve u rekomandon prindërve që këtë të fillojnë ta bëjnë herët.
Mos u befasoni nëse bebja nuk do të jetë e kënaqur me këtë pozitë të re dhe fillon të kundërshtoj.
“Bebeve zakonisht nuk u pëlqen dhe u vjen mërzi. Herën e parë mund të qëndrojnë në bark vetëm disa minuta para se të fillojë të qajë. Duhet të mësohen me pozitën e re. Duhet të filloni me kohë më të vogël”, thotë pediatri Michael McKenna për The Bumb.
Kur është fjala për beben e sapolindur do të duhej ta vendosni në bark dy deri në tri herë në ditë nga disa minuta. Ideale do të ishte pas ndërrimit të pelenave apo pas kohës për lojë.
“Mund të merrni pauzë nëse bebes nuk i pëlqen” , shpjegon pediatri Ashanti Woods. Ashtu siç rritet bebja po ashtu rritet edhe koha të cilën e kalon në pozitën në bark.
Bebja e cila i ka tre, katër muaj mund t’i kalojë 20 deri në 30 minuta në ditë në atë pozitë. Kjo mund të praktikohet derisa bebja të arrijë në fazën që vetë të dijë të rrotullohet, gjë që shumica e bebeve e arrijnë kur i mbushin rreth gjashtë muaj.
Në çka është me rëndësi të kihet kujdes?
Duhet përgatitur vendin e butë dhe të sigurt për beben. Nëse bebja nuk është e interesuar, vendoseni kokën para kokës së saj.
“Shtrihuni poshtë me beben tuaj, zhvendosjani duart, le t’i ndiejë gjërat e reja mirëpo nën të vendosni mbulesa ngjyrash të ndryshme – diçka që do të jetë interesante për beben”, thotë McKenna.