Kanadaja ka miratuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau njoftoi se janë aprovuar protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Veriatlantike (NATO), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Trudeau tha se janë ndërmarrë hapa që qeveria federale të nisë shpejt procesin e votimit dhe se Finlanda dhe Suedia u pranuan unanimisht në votimin për t’u bashkuar me NATO-n.
“Kanadaja beson plotësisht se Finlanda dhe Suedia mund të integrohen shpejt dhe me efikasitet në NATO dhe të kontribuojnë në mbrojtjen kolektive të Aleancës. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të forcojë NATO-n. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s që të përfundojnë shpejt procesin e miratimit për të kufizuar mundësinë e ndërhyrjes së armikut”, tha Trudeau.
Kanadaja dhe Danimarka janë ndër vendet e para që miratuan pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Pas marrëveshjes së arritur më 28 qershor me Türkiye-n (Turqinë), Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim të plotë në NATO.
Për të marrë statusin e anëtarit, kërkesa duhet të miratohen nga parlamentet e çdo vendi anëtar të NATO-s./FolDrejt/.