Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë ditën e djeshme, rreth orëve të paradites, shkruan Fol Drejt.
“Fushë Kosovë 04.09.2023-11:00. Ankuesit kosovarë kane raportuar se kane pranuar disa kartëmonedha te dyshuara per falsifikim. I dyshuari i rastit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – thuhet në raport./FolDrejt/