Mik i shtëpisë sime
Këndonte qyqja në stinën e pranverës
S’dëshirojke me ndij askënd tjetër
Përreth vetes, se ç’ju kish sos durimi
Kërkonte në çdo cep njerëzimin
Kërkonte qingjat që dikur u shumuan
E tani prej vendit të lirë u larguan
Kërkonte fëmijët që alfabetin e shqipes e gërmëzonin
E për festen e pavarësisë ata himnin e këndonin.
Kërkonte në çdo cep qingjat e blegëruar
Po delja e vjetëruar kishte filluar qumështin me shteru,
E kushtet për mbijetesë mos me ua plotësu.
Kërkonte në çdo arë
Qingjat e bardhë
Po ata ishin larguar
Nga ky vend me mall.