Në dallgë shtrirë
Gjumi u mundua mendimet
e hidhura me m’i flakë,
ato nuk hoqën dorë
u kapën në valle me ëndrrat .
Kujtova se me gjumë
do të braktisja realitetin,
por nuk doli ashtu
kujtova se nëse mbylli sytë
do të ndryshoj dicka
,prapë gabova.
Mbas një dite të lodhshme
e të etur për dituri
hedha sytë në çdo hapësirë
që më shihnin sytë.
Kosova që më ngjason
si një varkë
që çdo ditë ju thyhet
nga një dërrasë
e fillon me i hy uji .
Dhe prapë ajo vazhdon
si nusja në traditat e shqiptarëve
që kujton se është më e bukura
e ngritë kryet përpjetë
vetëm pse ka vendosur fustanin e bardhë
e brenda faqja e zezë.
Ashtu edhe Kosova
flamuri i valon sa fryen era,
por nuk shikon se do të bie në fund
e do ta marrë pusi .
Nuk shikon rininë si po ikën
nga pëllëmba dorës,
nuk e shikon se retë e zeza
ju kanë rrethu.
Dhe shumë shpejt mbi kokë
ujin kanë për me ia lëshu.
Nuk shikon dërrasat me ia ndërru
po me kokën e fort vendos me lundru.
Me njerezit që nuk din
not,
dhe nuk din në cilin kënd
mu drejtu.
Shkurt e shqip hartën nuk
dijnë për ta lexu
E me ata mbahet
se Evropa ka me pranu.
Ushtarët e lindur
nga nënat shqiptare
i mori dheu,
por këta të fundit
po i vret vet atdheu.