Thumbim i zemrës
Armiku
Kush? Përveçse ai ma dogji shpresën e krejt çka më mbeti mua ishte me djegë veten
Mjerimi, vuajtja, ankthi, dëshpërimi me ecë në trupin tim si bubrreca, të renditur nga komandanti i tyre vuajtja.
Eh…,unë e shkreta me pak forcë që kisha
Lëshoja dufin e frymëmarrjes dhe i largoja këto nga vallja
Por kjo nuk ndodhi për shumë gjatë
Kur më erdhi lajmi që nuk dëshiroja
me marrë asnjëherë, më vrau shpresën
si me tyt, e krejt çka më mbeti mua me vepru ishte premtimin që ia kisha dhënë vetes
Ehh…
U ngrita në këmbë me realizu atë që në kokë gjithmonë e kam mendu,
që në orët e mëngjesit dëshirova me u largu nga kjo jetë, që e kuptova që s’është për mu
Dogja veten, se ma dogjën shpirtin
Frymova për fëmijët, po fëmijët m’i morën.
Eh Kush?!
Armiku që s’u pendu
Po ngriti kokën dhe u krenua
Po akoma ngrit kokën
Ky armik i vjetër
Që s’punon me tru e as me letër
Më ngjason me shqiponjën grabitqare
E pangopur
E pa shpirt fare.