Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot do të ketë mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që riga të dobëta shiu mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit.