Mes katër viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga zjarret e dy ditëve të fundit është edhe një 25 vjeçar, i cili po dërgonte ujë zjarrfikësve.
Në mediat turke janë shpërndarë pamje nga momentet e fundit të Şahin Akdemir, i cili kishte postuar në rrjetet e tij sociale pamje nga vendi i rrezikut dhe bënte thirrje që të gjithë të kontribuonin në shuarjen e flakëve, raporton Ligjëruesi Press, përcjell FolDrejt.com.
Pamjet prekëse tregojnë momentin kur 25 vjeçari me motorin e tij po transportonte ujë tek ekipet që po punonin për shuarjen e zjarrit në zonën e Marmaris.