Premier League ka njoftuar se këtë verë do të organizojë një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin do të marrin pjesë gjashtë skuadra.
Chelsea, Newcastle, Aston Villa, Fulham, Brighton dhe Brentford do të luajnë nëntë ndeshje nga 22 deri më 30 korrik në pesë qytete – Atlanta, Orlando, Philadelphia, Harrison, Ladnower.
The Premier League is coming to the USA! 🇺🇸#PLSummerSeries pic.twitter.com/FfhLvpAFJC
— Premier League (@premierleague) April 11, 2023
Edhe pse klubet e mëdha angleze kanë luajtur tashmë ndeshje parasezonale në SHBA, kjo është hera e parë që Premier League organizon turneun.
Premier League tha se turneu ishte pjesë e “angazhimit të saj të vazhdueshëm ndaj tifozëve të saj amerikanë”, transmeton Fol Drejt.