Dy persona të tjerë nga dy klube të Premier League kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin pas raundit të dytë të testimit.
Lojtarët dhe stafi në klubet e Premier League në të gjithë vendin morën rezultatet e raundit të tyre të dytë të testeve të koronavirusit të Shtunën, pasi ato u kryen në fushat e tyre të trajnimit të martën, të enjten dhe të premten.
Një deklaratë e Shtunën në mbrëmje thuhet: “Premier League mund të konfirmojë sot se të martën 19 maj, e enjte 21 maj dhe e premte 22 maj, 996 lojtarë përfshire edhe nga stafi i klubeve u testuan për COVID-19. Nga këto, dy persona kanë rezultuar pozitiv, janë në dy klube të ndryshme .
“Lojtarët ose stafi i klubit që kanë testuar pozitiv tani do të izolohen për një periudhë prej shtatë ditësh.
“Premier League po ofron këtë informacion të grumbulluar për qëllime të integritetit të konkurrencës dhe transparencës.
“Asnjë detaj specifik për klubet ose individët nuk do të jepet nga Liga dhe rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të testimit.”