Futbollisti italian George Filho Jorginho është lojtar i ri i Arsenalit, raporton BBC Sport.
Topçinjtë i paguan Chelseat 12 milionë funte si kompensim dhe Jorginho do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2024.
Deri më tani në karrierën e tij, italiani ka luajtur për Verona, Napoli dhe Chelsea, ku mbërriti në vitin 2018. Deri më tani për kombëtaren italiane ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol, transmeton Fol Drejt.