Së shpejti në Nju Jork do jepet premiera e filmit Delegacioni me regji të Bujar Alimanit. Filmi që ka fituar disa çmime ndërkombëtare dhe që do përfaqësojë Shqipërinë për Oscar, do jepet premierë në 14 janar në Nju Jork. Mes të ftuarve VIP, 20 persona janë të përcaktuar nga redaksia e FOLDREJT.com, e cila çdoherë ka qenë në mbështetje të artit shqiptar.
Mes të ftuarve VIP në këtë eveniment kulturor, nga foldrejt.com në bashkëbisedim me imamin Tahir Kukaj, janë të ftuar edhe personalitetet vijuese: komisioneri Marco Carrion, Rabbi Joseph Potasnik, Clement James, Jr. , guvernatori Andrew M. Cuomo, si dhe Ati Brian McWeeney. Ata sipas kohës do prezantojnë në premierë.
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund ti blejnë në linkun e mëposhtëm:
https://www.eventbrite.com/e/the-delegation-nyc-premiere-tickets-85824524463
Tematika e filmit: Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.
Për të gjithë të apasionuarit shqiptarë dhe të huaj, që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, si dhe dëshirojnë të shohin filmin, premiera në Nju Jork jepet në: