“Ne riafirmojmë vendosmërinë tonë për të rritur më tej presionin ekonomik dhe politik mbi Rusinë,” tha ai.
Ministrat e jashtëm të G7 ranë dakord sot të forcojnë izolimin ekonomik dhe politik të Rusisë, të vazhdojnë furnizimin me armë dhe të punojnë për të zbutur mungesën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, thuhet në deklaratën e përbashkët.
“Ne riafirmojmë vendosmërinë tonë për të rritur më tej presionin ekonomik dhe politik mbi Rusinë, si dhe për të vazhduar të veprojmë së bashku”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas një takimi të G7 në Gjermaninë veriore, raportoi Reuters.