Kroacia po e mbështet fuqishëm afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe pret që ajo të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së, i ka thënë sot presidenti kroat Zoran Milanoviq ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwartz, shkruan mediat Kroate, transmeton Fol Drejt.
Milanoviç dhe Gërvalla-Schwartz, e cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rrugëtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike.
“Presidenti Milanoviq i konfirmoi ministres Gërvalla-Schwartz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të llogarisë në mbështetjen solide nga Kroacia kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”, citohet të ketë thënë presidenti. Ai avokoi që një qëndrim të tillë ta mbajë i gjithë Bashkimi Evropian
“Ne presim që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha ai sipas komunikatës për media. Milanoviç përshëndeti përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe perspektivë evropiane për të gjithë rajonin. Pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE-së: Qiproja, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia./FolDrejt/