Presidentja e Kosovës e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë një konference për medie në Pejë, sqaroi për opinionin e gjerë se: presidenca nuk e merr vendimin për çështjen e trustit.
Sipas Osmanit, deputetët janë të lirë të marrin vendim që i mbron interesat e qytetarëve, pasi siç tha ajo, ata janë betuar se do të përfaqësojnë qytetarët.
“Presidenca nuk e merr vendimin për trustin…” – u shpreh presidentja duke shtuar:
“Deputetët i inkurajoj të marrin vendime që mbrojnë interesat afatgjata të qytetarëve, pastaj nëse kalon, atëherë do të vijë te unë për shqyrtim”, tha ajo./FolDrejt/