Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga “dronë kamikaze”, ka thënë shefi i kabinetit të presidentit ukrainas.
“Rusët mendojnë se do t’i ndihmojë ata, por kjo tregon dëshpërimin e tyre,” tha Andriy Yermak në mediat sociale, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Analistët ushtarakë kanë thënë se Rusia ka shumë të ngjarë të përdorë bombardues strategjikë, raketa lundrimi dhe drone “kamikaze” Shaheed të prodhuara nga Irani javën e kaluar gjatë bombardimeve të reja në shenjë hakmarrjeje për një sulm në Urën e Krimesë, e cila lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë me Rusinë kontinentale./FolDrejt/