Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev priti të martën liderin turk Rexhep Tajip Erdogan me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Baku, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Erdogan mbërriti të hënën në Azerbajxhan pas vizitës së tij në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) si pjesë e turneut të tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së 28 majit.
Udhëheqësit do të diskutojnë hapat për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh midis Turqisë dhe Azerbajxhanit dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Udhëheqësit do të mbajnë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi.
Më vonë të martën, Erdogan pritet të vizitojë edhe Qendrën e Komandës Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit. /FolDrejt/