Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi pak para ndeshjes me Greqinë, është shprehur optimist së “Dardanët” do të triumfojnë në këtë duel.
Kosova dhe Greqia do të ndeshen sonte në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Do të luajmë kundër Greqisë, ish-kampione evropiane, një skuadër me vlerë të madhe dhe një popull i madh. Përkundër kësaj, ne do të hyjmë në ndeshje për fitore. Skuadra ka mentalitet fitues”, ka thënë Ademi për Përfaqësuesja e Kosovës-Dardanët.
“Ne do të kemi mungesa, mirëpo i kemi lojtarët zëvendësues. E mira jonë është që të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë, pa shumë dallime mes vete, andaj nuk pres shumë rënie në lojë. Uroj të jetë fati në anën tonë sonte”, theksoi i pari i futbollit tonë.