Presidenti amerikan do të shoqërohet nga zonja e parë Jill Biden.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka pranuar zyrtarisht ftesën për të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II më 19 shtator, njoftoi të dielën Shtëpia e Bardhë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej u njoftua se ai do të shoqërohet nga zonja e parë Jill Biden.
“Funerali shtetëror i Madhërisë së saj Mbretëreshës do të bëhet në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator në orën 11:00”, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham.
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më sundimgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në rezidencën e saj verore Balmoral Castle në Skoci në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron.
Arkivoli i saj mbërriti të dielën në Pallatin Holyroodhouse në Edinburgh, kryeqyteti skocez.
Të martën, arkivoli i mbretëreshës do të dërgohet në aeroportin e Edinburgut, prej ku do të transportohet në Londër. Më pas do të vendoset në Westminster Hall, ku do të shtrihet që t’i bëhen nderimet deri në funeralin shtetëror./FolDrejt/