Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u takua në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të nivelit të lartë të Departamentit të Mbrojtjes dhe diskutoi tema të tilla si Ukraina, Rusia dhe Kina.
Biden në Shtëpinë e Bardhë u takua me shumë zyrtarë të nivelit të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe shefin e shtabit Mark Milley, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Aktualisht bota ndodhet në procesin e një ndryshimi. SHBA-ja në skenën botërore duke marrë pas vetes fuqinë më të mirë luftarake në historinë e botës, do të vazhdojë të bëjë lidershipin e diplomacisë”, tha Biden.
Ai theksoi se me liderët do të diskutojnë një sërë çështjesh si lufta Rusi-Ukrainë dhe ndryshimi i klimës. “Për sa i përket çështjes së Kinës, ne nuk rendim pas konfliktit. Ne kemi përgjegjësi për të menaxhuar konkurrencën tonë me Kinën në mënyrë të përgjegjshme”, tha Biden.
Presidenti amerikan shprehu ngushëllime për familjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter i cili ka ndërruar jetë.
Takimi vazhdoi me dyer të mbyllura për mediat./FolDrejt/