Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka mbërritur në Kiev përpara bisedimeve të pritshme me homologun e tij ukrainas, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Pas gati një viti lufte, Ukraina nuk harrohet. Së bashku me Presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës – ne qëndrojmë për vlerat evropiane”, tha Van der Bellen në një postim në Twitter.
Ai postoi gjithashtu fotografi të tij duke u përshëndetur nga zyrtarët ukrainas në stacionin qendror hekurudhor të Kievit. /FolDrejt/