Në Austri ka plasur një debat për qëndrimin jashtë orarit të punës në restorant nga presidenti Alexander Van Bellen, informon foldrejt.com. Ai ka qëndruar në lokal pas orës 23.00, përkundër që me ligj në Austri deri atëherë është dashur të jetë hapur. Për rastësi, shefi i lokalit “Sole” është shqiptari Aki Nuredini.
Sipas mediave austriake, restoranti në atë kohë ishte i mbyllur, por presidenti dhe bashkëshortja e tij kishin vazhduar edhe për më shumë se një orë të qëndrojnë të ulur në tarracën e restorantit.
“E humbëm kohën duke biseduar dhe fatkeqësisht e kaluam orarin e lejuar”, kishte shkruar ai në një postim në rrjetet sociale. “Më vjen keq, ishte një gabim”, shpreh keqardhje presidenti Van der Bellen.
Van Der Bellen ka thënë se në rast se gjobitet lokali, atëherë ai do e marrë përgjegjësinë e pagesës. Gjoba mund të variojë deri në 30 mijë euro.
“Nëse restoranti do të marrë ndonjë gjobë, unë do të qëndroj prapa kësaj dhe do të marr përgjegjësitë e mia”, ka shkruar presidenti Van der Bellen.
Van Der Bellen njihet për stilin modest të udhëheqjes, ku në presidencë shpesh shihet të shkojë me trenat publikë dhe pa truproje./Foldrejt.com