Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës ai ka takuar krerët e institucioneve të vendit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, transmeton Fol Drejt.
Krahas vizitës në kompleksin “Adem Jashari”, Begaj ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova./FolDrejt/