Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot dhe ka kërkuar që votat të numërohen drejt dhe pa vonesë, shkruan Fol Drejt.
“Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.”, shkroi Begaj në Facebook.
Begaj theksoi se në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
“Votuesit shqiptarë folën!
Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.”, shkroi tutje Begaj. /FolDrejt/