Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden ka simptoma shumë të lehta teksa bëhet e ditur se ai është i vaksinuar me të gjitha dozat dhe me dy doza përforcuese, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Tutje, sipas zyrtarëve amerikanë, Biden do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë, prej nga do t’i vazhdojë detyrat e tij, teksa po merr ilaçin anti-viral, Paxlovid.
Siç bëhet e ditur, Biden nuk do t’i anulojë takimet e tij, pasi do të marrë pjesë përmes telefonit dhe platformës Zoom./FolDrejt/