Presidenti amerikan Joe Biden takohet të enjten me kryeministrin britanik Boris Johnson gjatë udhëtimit evropian, ku do do të ketë bisedime të nivelit të lartë me krerë të tjerë shtetesh perëndimorë dhe një takim me Presidentin rus Vladimir Putin. raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
Takimi me zotin Johnson do të ndiqet me vëmendje për të parë se si do të komunikojnë dy udhëheqësit, pas mosmarrëveshjeve të kaluara, përfshirë lidhur me Brexit-in.
Sipas marrëveshjes së Brexit-it, Irlanda e Veriut mbetet palë në tregun e bashkuara të BE-së, megjithatë nuk është më pjesë e bllokut, që do të thotë se duhet t’i nënshtrohet doganave. Administrata e zotit Biden do të sigurohet që të mos rrezikohet perspektiva për paqe.
Megjithatë zoti Hamilton tha se udhëheqësit do të angazhohen për marrëdhëniet të mira transatlantike, në interes të vendeve të tyre. Qeveria e zotit Johnson sapo ka përfunduar një rishikim të strategjisë së politikës së jashtme, e cila përfshin një riafirmim të marrëdhënies së veçantë midis dy aleatëve.
Ndalesa e parë e presidentit Biden ishte në bazën ushtarake amerikane në RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai iu drejtua forcave amerikane.
Biden foli për axhendën e tij në G-7, NATO dhe Bashkimin Evropian në ditët në vazhdim, si dhe për takimin e tij me Presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme.
“Unë do t’i them Putinit se ka pasoja kur shkelet sovraniteti i demokracive në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera”, tha ai.
Presidenti theksoi bindjen e tij se demokracitë botërore do të jenë të qëndrueshme dhe madje do të forcohen. /FolDrejt.com/